“Çmendet” deti, dallgët 4 metra paralizojnë krejtësisht lundrimin në Durrës dhe Vlorë, DPD bën njoftimin e rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimit të trageteve nga porti i Durrësit dhe Vlorës drejt Italisë, për shkak të motit të keq.
Tragetet nuk do të lejojnë të lundrojnë përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme, pasi bregdeti shqiptar do të përfshieht nga erëra të forta.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë!
Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe JUG-JUGLINDJE në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.
Bregdeti shqiptar do të perfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë . Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.
Njoftohen te gjithë pasagjeret qe kane pronotuar per te udhetuar ne datat 30 e 31 ne linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se linjat jane anulluar per shkak te motit. Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.
Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.