BASTA! Mjaft më! Artan Lame tregon KASAPHANËN në arkivën e DURRËSIT me tapitë e bregdetit, regjistra të grisur, faqe të shqyera e përplasje pronash

Artan Lame, drejtor i ASHK, doli sot nga Durrësi përpara një arkive të sistemuar për të thënë një fakt tragjik: prej 32 vitesh, arkivi i pronave në Durrës I është nënshtruar “torturave” nga më të dhimbshmet me pronën.

Lame evidentoi se një grup kontrolli prej muajsh punoi në këtë arkivë për të bërë për herë të parë inventarizimin, dhe situata, sic e përshkroi edhe vetë Lame, ishte tragjike. Ai tha se raporti i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeministrit ndërsa tha se ka pasur presione të vazhdueshme që ky inventarizim të mos bëhej.

“Tani, mos i bini më telefonave. Nuk ka asnjë mundësi. Po keni akses të shkoni te Edi Rama e ti thoni që hiq faqet e raportit të Lames mund ta bëni. Por asnjë punonjës I kadastrës, nuk ju bën dot më asgjë”, ishte mesazhi i Lames për të gjithë ata që duan të rrëmbejnë pronat e bregdetit të Durrësit.

Deklarata e plotë e kreut të Kadastrës, Artan Lame

Prej 32 vjetësh Shqipëria ka hyrë në rrugën e kundërt të kolektivizimit që ndoqi për 50 vjet, por dhe për rishpërndarjen e pronës. Në këtë process, zonat bregdetare I janë nënshtruar plackitjesh, në këto vitet e fundit e keni ndjekur situatën dhe keni parë qoftë problematikat, qoftë krizat e ndodhura në drejtoritë e jugut dhe rezultatet e mira. Drejtoria e vlorës është vënë nën kontroll dhe me gjithë problemet e brendshme gjithcka shkon mirë. Por edhe regjistrimi I pronave në jug është në përmbyllje.

Ka ardh radha të disiplinojmë Durrësin. Arkivi i Durrësit është keqtrajtuar në vite. Dhe nuk është vënë dorë nga shteti por nga ata që nuk duhet të vinin dorë. Por përtej fjalëve që janë thënë herë pas here asnjëherë nuk është bërë kontroll për situatën reale.

Pse Durrësi më I keqtrajtuar? Interesat ekonomike dhe pasurore në Durrës janë më të mëdha në këtë qytet dhe për shkak këtyre interesave filloi dhe dëmtimi I arkivave, qoftë atyre të krijuara në vite por edhe atyre të reja. Ndërsa në Vlorë u bënë më pas dhe këto bënë që dëmtimet të ishin më të vonshme në kohë.

Për shumë vite dhe kjo është pjesë e turpit të Durrësit, zyrat e regjistrimit të pasurive kanë qenë në mjediset e një qendre tregtare private. Dokumentacioni më I rëndësishëm të një shteti ishin në qendër tregtare. Muajt e fundit të vitit që shkoi ndërmorëm një aksion për ta hequr drejtorinë e durrësit nga ato ambiente për ta shkëputur ZRPP nga qytetarët dhe pseudoqytetarët. Ta shkëpusnim nga qytetarët për shkak të reformës së qeverisë për shërbimet online, ku qytetari s’duhet ta dijë fare se ku janë zyrat e kadastrës tashmë sepse të gjitha aplikimet bëhen online. Dhe për ta hequr nga kthetrat e pseudoqytetarëve që e kishin bërë Durrësin si shtëpinë e tyre dhe bënin ç’të donin me të dhe ky arkiv u transferua këtu ku është sot ku iu nënshtrua sistemimit dhe drejtoria e Durrësit ngriti një grup pune për të bërë inventarizimin e gjithë arkivit.

Kemi në dorë raportin e kontrollit, një raport shumë I gjatë me 600 faqe, I detajuar. Gjej rastin të falenderoj drejtoreshën dhe grupin e punës për një arsye shumë të thjeshtë: për arsye që I kam nderë dhe unë në tiranë të presionit të bërë nga njerëz që nuk e donin të dinim se cfarë ka ndodhur në këto 32 vjet në këtë arkiv.

Tani që kemi në dorë raportin do ta them me trishtim që situata e trashëguar në arkivin e Durrësit tejkalon cdo lloj imagjinate.

Do ta them këtë me disa shifra fare të kuptueshme nga qytetarët. Gjithsej arkivi ka 1063 regjistra dhe prej tyre 152 regjistra janë në gjendje të mirë të paprekur. Të gjithë të tjerët paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre. Heqje fletësh e me radhë. Në këto regjistra mungojnë 780 fletë, që do të thotë në regjistrat e pasurive të paluajtshme në Durrës janë 780 fletë që mungojnë fare nga dokumentacioni. Po të shohesh regjistrat ti vëren se është hequr një fletë e është vendosur një tjetër sepse fleta nga fleta ndryshon. Kushdo që ka punuar në administratën e cdo lloji, e di se regjistrat sekretohen, bëhen me vulë në cdo faqe, lidhen në mënyrë të pahapshme dhe normalisht nuk duhet të preken. Ti mund të shkruash aty, edhe të fshish apo të vësh kryq por smund ta heqësh. Regjistrat që nuk e kanë faqen, pra në këto dokumenta mungojnë 730 faqe.

Rezultojnë 243 faqe të zëvendësuara. Pra kanë hequr një faqe dhe kanë vendosur një faqe tjetër. Ky është një aspekt më i avancuar i ndërhyrjes. Dhe tregon dhe makuterinë e atyre që e kanë bërë se faqet e tjera në regjistër tregojnë shtypshkronjën ku janë shtypur ndërsa faqa e grisur e zëvendësuar nuk e ka fare shtypshkronjën.

569 faqe janë të dubluara. E njëjta pasuri rezulton dy herë. Letrat kishin të dy document dhe kur vinte puna për përplasje përfundonte në gjyq, apo vinin për zgjidhje tek ne.

Rezultojnë 25 faqe të grisura. Duken si pak, unë do të lutesha të ishin pak. C’do të thotë faqe të grisura. Unë përmenda më parë se mungojnë 730 faqe tërësisht. Këto janë faqe që mungojnë por kanë mbetur rrënjët e faqes që duket që ka qenë një faqe që është hequr më pas. Pra nëse për të tjerat kanë zhdukur cdo shenjë këto janë të tjera raste.

Janë edhe 1548 faqe bosh. Faqet bosh janë brenda regjistrit. Regjistri para dhe pas është shkruar dhe midis ka faqe bosh. Faqet bosh liheshin me qëllimin që kur të vinte hallexhiu I radhës ta fusnin në atë faqe me kokë.

Sa më sipër janë problemet që duken nga inventari. Pasi ka edhe pafundësisht ndërrime fletësh. Kjo sepse janë shqepur dhe janë qepur regjistrat.

Cilat janë regjistrat që i janë nënshtruar më tepër kësaj problematike. Natyrisht të zonave bregdetare, plazhit, spitallës, Lalzit, Rodonit etj. Pra gjithë fasha e bregut. E kujt është përgjegjësia për këtë situatë?

Nga një anë do të thoja që është e të gjithëve ne. e kujtdo që ka punuar në 32 vite, e atyre që kanë punuar dhe kanë lejuar. E gjithë ka qenë e ngritur në sistem. Nuk ka pasur regullore pune në arkiv. Nuk ka pasur punonjës me inventar të arkivit. Në momentin që regulloret nuk kanë funksionuar nuk dimë kujt tia vëmë gishtin.

Cila është vlera e këtij arkivi? E para është që të vendosim një ditë zero. Basta. Mjaft më me këtë histori. Sic them mjaft në kohë pas kohe, jemi te Durrësi. Unë e them si shaka por në fakt qytetari nuk duhet ta dijë se ku janë zyrat e Kadastrës. Qytari duhet të aplikojë online dhe të presë shërbimin online.

Arkivi sot është i inventarizuar. Dhe askush nuk mund të vërë më dorë mbi të pa lënë gjurmë. Ka përgjegjës për situatën. Ka sistem kamerash dhe sistem të mbrojtjes. Ky material do ti përcillet ministrisë së Drejtësisë dhe zyrës së Kryeministrit. Sepse vetë drejtoria është gjetur nën presion, sikurse edhe unë nga ata që nuk donin të kryhej kjo gjë. Dhe duke e lënë minimalisht në dy institucione të tjera po jua them të gjithë atyre që janë të interesuar: mos na bini në qafë. Po patët mundësi të shkoni te Edi Rama dhe ti thoni “na ndërro ca fletë te ai raporti I Lames”, le të shkojnë. Përndryshe është e kotë të na ndërhyjnë se nuk ndërhyhet dot më.

Kjo është arsyeja dhe tjetra, për tju dhënë mundësi të gjithë institucioneve ligjzbatuese qoftë prokurorisë së Durrësit, Tiranës, SPAK, bujrum në cdo moment keni në dispozicion gjithë punonjësit për veprime të mëtejshme.

Mijëra pasuri me probleme nga ky raport do vendoset bllokimi dhe pa plotësuar dokumentacionin nuk mund të operohet mbi to.

Zgjidhja përfundimtare do të jetë skanimi dhe digjitalizimi. Ne ketë process e kemi për gjithë Shqipërinë por më së pari do të ndalojmë në Tiranë, Durrës dhe kemi dhe Lushnjen si zonë pilot për tia nënshtruar këtë process digjitalizimit të arkivit. Duke digjitalizuar nuk bëhet më asnjë ndërhyrje. Bërja publike e këtij raporti është dhe për një arsye tjetër që njerëzit të kuptojnë se nga vjen e keqja.

Vjet patëm rritje të punës me 50%. Patëm 50% volum shërbimesh dhe po kaq edhe ankimesh. Ankesa që vijnë për shkak të këtyre problematikave. Cfarë shërbimesh të japësh kur vijmë te situata e brendshme e dokumentacionit. Të mos merremi më me fasadën por të hyjmë te themeli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT