Berisha nuk pranoi kushtin e Alibeajt/ Bardhi: Çdo sjellje që i imponohet grupit parlamentar është jo demokratike

Sali Berisha vendosi të sfidonte kushtet e vendosura nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd  Alibeaj për mbledhjen e Grupit Parlamentar, duke thëne se do të merrte pjesë.

Për këtë ka reaguar sekretari i PD, Gazmend Bardhi, i cili në reagimin e tij shprehet se në një parti ku nuk respektohet vullnet, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar atëherë ajo është një është parti personale dhe  jo demokratike.

Enkelejd Alibeaj njoftoi mbledhjen e grupit në orën 09:00, ditën e enjte, pak para seancës plenare. Këtë njoftim e kanë marrë deputetët e PD dhe të pezulluarit.

Nëpërmjet Flamur Nokës, i kanë kërkuar Alibeajt që të marrin pjesë edhe të përjashtuarit, gjë që e ka pranuar por me kushtin e vetëm që të mos pranohet Sali Berisha, i cili është ‘non grata’ nga SHBA dhe i përjashtuar nga grupi parlamentar.

Në këtë moment është mbledhur me deputetë të rithemelimit dhe pritet të ketë një vendimmarrje, por deri tani refuzon që grupi i Rithemelimit t’i bashkohet mbledhjes së deputetëve të PD dhe ai vetë të mos jetë i pranishëm.

Reagimi i Bardhit:

Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non-grata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.

Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT