Lufta me Rusinë/ Biden flet sot me Zelensky-n, ja çfarë pritet të diskutojnë

Presidenti i SHBA Joe Biden do të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e sotme, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Komunikimi do të realizohet nëpërmjet një telefonate ‘video-call’ e planifikuar për në orën 10:45 ET (5:45 pasdite në Kiev)  për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën përballë agresionit rus.

Thirrja vjen një ditë pasi Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë  shprehën kujdes ekstrem  ndaj sinjaleve që Rusia  po zvogëlon operacionet e saj ushtarake  pranë Kievit, duke sugjeruar se ata po prisnin të shihnin shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bënin  një vlerësim të synimeve të Moskës.

“Ne do të shohim. Unë nuk lexoj asgjë në të derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Do të shohim nëse ata ndjekin atë që po sugjerojnë,” – tha Biden në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Biden vuri në dukje se ndërkohë, SHBA do të vazhdojë të “mbajë të forta sanksionet” dhe “t’i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitetin e tyre për të mbrojtur veten”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT