Kremlini hedh poshtë shpresat për përfundimin e luftës së shpejti: Negociatat nuk kanë patur asnjë përparim!

Zëshënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka folur mbi bisedimet e zhvilluar me Ukrainën në Turqi duke hedhur poshtë çdo shpresë për një përparim.
Ditën e djeshme u tha se Rusia po synonte që të zvogëlonte aktivitetin e saj ushtarak në Kiev dhe Chernihiv, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur pasi përgjatë gjithë natës së mbrëmshme sirenat e sulmeve ajrore nuk kanë patur të ndalur në Kiev.
“Ajo që është pozitive është se pala ukrainase ka filluar të paktën të formulojë në mënyrë specifike dhe të vërë në letër atë që po propozon. Deri tani ne nuk kishim arritur ta arrijmë këtë,” tha Peskov.
“Për sa i përket pjesës tjetër, ne nuk mund ta themi kështu, aktualisht pohojmë se ka pasur ndonjë përparim, ndonjë gjë shumë premtuese,” shtoi ai.