Përveç Bashës/ Ja kush janë deputetët e PD-së që mungojnë në mbledhje

Ka nisur paraditen e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila u thirr nga kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj.

Të pranishëm mësohet se janë anëtarët e Grupit të Rithemelimit si Arbi Agalliu, Sorina Kota, Dhurata Çupi, Flamur Noka.

Po ashtu ka marrë pjesë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është paraqitur ndër të parët në mbledhje.

Në mbledhje nuk ka marrë pjesë ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha. Gjithashtu mungojnë edhe deputetë të tjerë:

Agron Gjekmarkaj
Alfred Rushaj
Flutura Acka
Grida Duma
Kreshnik Collaku
Lulzim Basha
Orjola Pampuri
Ilda Dhori

Back to top button
LAJMET E FUNDIT