“Shumë shpejt do kem zyrë në seli, sa të lyhet”/ Berisha pas mbledhjes: Nuk ka zyrë kryetari sepse nuk ka kryetar këtu

Ish-kryeministri Sali Berisha po bën gati për veten e tij një zyrë të re në selinë e PD.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai pas mbledhjes së parë që zhvilloi grupit parlamentar i PD.

“Si është gjendja e arkës në parti se kam idenë. Do kem një zyrë midis këtyre zyrave në seli. Sapo të lyhet do jetë”, tha Berisha.

Ndër të tjera bëhet me dije se Berisha u shpreh se nuk ka rëndësi se cila do të jetë zyra e tij.

“Nuk ka zyrë kryetari tani, nuk ka kryetar këtu, këtu janë zyrat. Këtu zgjidhet kryetari, ajo bëhet zyrë kryetari, tani për tani çdo zyrë është zyrë”, tha Berisha.

Si e komentoni faktin që Basha nuk mori pjesë në mbledhje?

“Basha është anëtar ne s’e përjashtojmë. Pyeteni Bashën. Ai është anëtar i grupit parlamentar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT