“Rishfaqet” Lulzim Basha dhe flet me kode: Ujërat mund të jenë të turbullt, por shumë shpejt do sqarohen

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar ditën e sotme seancës së radhës së Kuvendit.
Para hyrjes në Kuvend Basha teksa ka mbajtur për mediat një fjalë të shkurtër.
Ai është shprehur se e ke të qartë mënyrën dhe rrugën si ta kthejë PD në krye, teksa në mënyrë të “koduar” ka thënë se ujërat janë të turbullt por do të sqarohen shumë shpejt.
“Une e kam te qarte rrugen per te rikthyer PD ne vendin e duhur. Ujerat mund te jene turbullt por shume shpejt do te sqarohen”- tha Basha.
Basha tha gjithashtu se do të punojë që PD të rikthehet në shpresë dhe alternativë për qytetarët.
“Por jo të heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerëzit. Do punoj ditë për ditë që PD të kthehet në shpresë dhe aleternativë për njerëzit, alternativë që nuk duhet të jetë në kundërthënie me aleatët tanë.
Një nga arsyet e aktit tim ka qenë pikërisht tejkalimi i interesave personale për t’i dhënë mundësi që të diskutojmë dhe vendosim pa qenë në presion. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vendosa të mos marr pjesë në mbledhjen e sotme”, tha Basha./ Gazeta Shqip