“Nxirreni jashtë për byt*e, bashkë me atë me pedera*tin tjetër”, Nuk përmbahet babai i lojtarit të kombëtares, “shpërthen” ndaj Alibeajt

Situata në Partinë Demokratike s’është aspak e qetë. Fatmir Gjasula ka reaguar ashpër kundër Enkelejd Alibeajt, i cili vijon të mbajë postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër Sali Berisha në krye të Grupit të Rithemelimit, ku Gjykata e Tiranës e njohu si legjitim kuvendin e tyre në muajin dhjetor, pretendon se Alibeaj nuk ka asnjë rol veçse deputet në PD.
Pikërisht për këtë, babai i Klaus Gjasulës nuk përmbahet në Facebook-un e tij duke shkruar: “Nxirreni për byt*e jashtë këtë legen bashkë me pedera*tin tjetër”.
Edhe pse larg vendit tonë, babai i Gjasulës duket se i ndjek me interes ngjarjet politike në Shqipëri. Në një kohë kur i biri kontribuon për kombëtaren shqiptare, ai kërkon largimin e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i Partisë Demokratike.
