Pas shumë ditëve bombardime, Rusia shpall armëpushimin në Mariupol

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, duke filluar nga mëngjesi i sotëm për të lejuar evakuimin e njerëzve.
“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë për shtyp.
Korridori humanitar nga Mariupoli në Zaporizhia, përmes qytetit Berdiansk që kontrollohet nga Rusia u hap këtë mëngjes.
Ndërkohë, autoritetet e Ukrainës nuk e kanë komentuar ende këtë njoftim.
Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar, mes akuzave për sulme nga të dyja palët.