Ultimatumi për karburantët/ Gjermania “dhemb për dhemb” me Putinin: Nuk na shantazhin dot!

Presidenti Rus Vladimir Putin lëshoi një ultimatum sot për Perëndimin, duke thënë se shtetet e konsideruara si “jo-mike” do duhet të paguajnë gazin dhe naftën ruse me rubla, ose ndrysho kontratat e tyre do të ndërpriten.

Në përgjigje të lëvizjes së Rusisë, ka reagua dhe Gjermania, një nga vendet kryesore për furnizimin me gaz dhe naftë ruse.

Robert Habeck, ministri i ekonomisë, theksoi se nuk do të lejojnë që të shantazhohen nga Putini. Ai tha se aleatët me të cilët ai ka folur besojnë se kontratat ekzistuese të gazit duhet të respektohen, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ai shton se ende nuk ka parë ndonjë faturë të re gazi nga Rusia  dhe këmbëngul se ata janë të përgatitur për çdo gjë që Putini mund të vendosë për gazin.

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së, me Gjermaninë klientin më të madh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT