Berisha: Shumë shpejt unë do kem zyrën time në seli, tani po e lyejmë

Sali Berisha po bën gati një zyrë të re në selinë e PD për t’u rikthyer si kryetar.

“Si është gjendja e arkës në parti se kam idenë. Do kem një zyrë midis këtyre zyrave në seli. Sapo të lyhet do jetë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se nuk ka rëndësi se cila do të jetë zyra e tij.

“Nuk ka zyrë kryetari tani, nuk ka kryetar këtu, këtu janë zyrat. Këtu zgjidhet kryetari, ajo bëhet zyrë kryetari, tani për tani çdo zyrë është zyrë”, tha Berisha.

Si e komentoni faktin që Basha nuk mori pjesë në mbledhje?

“Basha është anëtar ne s’e përjashtojmë. Pyeteni Bashën. Ai është anëtar i grupit parlamentar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT