LAJM I FUNDIT/ U tha se u arratis, Policia e Shtetit zbulon ku ndodhet Alqi Bllaku

Policia e Shtetit ka njoftuar se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako tashmë është i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në këtë mënyrë u hodhën poshtë të gjitha dyshimet se ai është arratisur, ashtu siç u raportua mbrëmjen e djeshme.

Policia e Shtetit ka bërë një njoftim në orët e para të mëngjesit të sotëm, 1 prill, ku sqaron se Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT