“Trupat ruse po grumbullojnë potencial për sulme”/ Zelensky: Situata në Ukrainën jugore dhe Donbas mbetet jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në Ukrainën jugore dhe Donbas “mbetet jashtëzakonisht e vështirë” pasi Rusia vazhdon t’i japë përparësi operacioneve ushtarake në rajonin e kontrolluar nga separatistët.

“Situata në Ukrainën jugor dhe Dondas mbetet jashtëzakonisht e vështirë”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi Rusia vazhdon që t’i japë përparësi operacioneve ushtarake në rajonin e kontrolluar nga separatistët.

Teksa postoi në video në rrjetet sociale, presidenti ukrainas shtoi se forcat ruse “po përpiqen të kuptojnë se si të konsolidojnë praninë e tyre atje”.

“Në rajonin e Donbas, në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit dhe në drejtim të qytetit verilindor të Kharkiv, trupat ruse po grumbullojnë potencialin për sulme”, paralajmëroi Zelensky.

Presidenti përsëriti angazhimin e Ukrainës për të “bërë gjithçka që mundemi për të ndaluar pushtuesit”.

Kjo i bën jehonë komenteve të një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane të enjten, i cili tha se Donbasi është një nga katër zonat ku Rusia po fokuson sulmet aktuale ajrore.

Ndërkohë të enjten në mbrëmje, sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby tha se “është e qartë se rusët duan të ripriorizojnë operacionet e tyre në zonën e Donbas”.

Forcat ruse po rigrupoheshin për të “intensifikuar operacionet në zonat prioritare dhe, mbi të gjitha, për të përfunduar operacionin për çlirimin e plotë të Donbasit”, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT