“Tradhëtarë”/ Zelensky shkarkon dy Gjeneralët: Kush shkel betimin ushtarak do …

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se ka shkarkuar dy gjeneralë të lartë ukrainas.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ai i ka quajtur ata “antiheronj” në fjalimin e publikuar në mediat sociale të enjten mbrëma.
“Sot u mor një vendim tjetër për antiheronjtë. Tani nuk kam kohë të merrem me të gjithë tradhtarët. Por gradualisht do të ndëshkohen të gjithë”, tha Zelensky.
Njoftohet se dy Gjeneralët janë Shefi i Departamentit Kryesor të Sigurisë së Brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Naumov Andriy Olehovych dhe Kreu i Zyrës së Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në rajonin Kherson, Kryvoruchko Serhiy Oleksandrovych.
“Ata ushtarakë të cilët shkelin betimin ushtarak të besnikërisë ndaj popullit ukrainas në lidhje me mbrojtjen e shtetit tonë, lirinë dhe pavarësinë e tij, në mënyrë të pashmangshme do të privohen nga grada të larta ushtarake. Gjeneralët e rastësishëm nuk bëjnë pjesë këtu!”. tha Zelensky./ Gazeta Shqip