E BUJSHME/ Studiuesja gjermane: Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s!

Edi Rama duket se do të jetë pasuesi i Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Studiuesja gjermane, Suzana Starikov, përmes një postimi në Tëitter shkruan se Rama do të pasojë Stoltendberg në këtë pozitë, ndërsa shton se SHBA-ja ka insistuar në zgjedhjen e tij, ndërsa kandidatë ishin Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.

Nuk dihet ende se sa i vërtetë është ky lajm, ndërsa pritet një reagim nga përfaqësues të NATO-s, apo dhe nga vetë kryeministrit Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT