Rama uron besimtarët myslimanë në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryeministri Edi Rama ju ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook Rama uron një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah.

Postimi Ramës:

Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, u uroj megjithë zemër e plot respekt, ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit, një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore

Rama uron besimtarët myslimanë në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT