“The Times”: Kina bashkëpunëtore e Rusisë në pushtimin e Ukrainës/ Ja lëvizjet që bëri një ditë para nisjes së sulmeve

Kina është shfaqur si një aleate e Rusisë në konfliktin me Ukrainën, pasi Vladimir Putin urdhëroi nisjen e pushtimit.
Së fundmi The Times ka publikuar një artikull ku akuzon Kinën se ka qenë bashkëpunëtore e Rusisë në pushtimin e Ukrainës duke e mbështetur atë përmes hakerimit të institucioneve të mbrojtjes dhe atyre civile e bërthamore.
Duke cituara dokumente të inteligjencës britanike, prestigjiozja shkruan se më shumë se 600 faqe interneti që i përkasin ministrisë së mbrojtjes në Kiev dhe institucioneve të tjera pësuan mijëra përpjekje hakerimi, të cilat u koordinuan nga qeveria kineze, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës, SBU.
Sulmet kineze filluan para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore dhe arritën kulmin më 23 shkurt, një ditë para se trupat dhe tanket ruse të kalonin kufirin.
“SBU tha se sulmet e Kinës synonin të depërtonin në objektiva duke filluar nga forcat e mbrojtjes kufitare deri te banka kombëtare dhe autoriteti hekurudhor. Ato u krijuan për të vjedhur të dhëna dhe për të eksploruar mënyra për të mbyllur ose prishur infrastrukturën jetike të mbrojtjes dhe civile. Rusia gjithashtu u përpoq të gjymtonte rrjetet kompjuterike të Ukrainës dhe të kompromentonte faqet e internetit të qeverisë përpara se të pushtonte, por SBU tha se sulmet kineze mund të dalloheshin nga mjetet dhe metodat e markës tregtare të njësisë së luftës kibernetike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore”, shkruan The Times.