Berisha: Kam marrë vesh se Lul Bashës se do të jetë KANDIDAT për PRESIDENT

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë mbrëmje se Lulzim Basha do të jetë kandidat për president. Ish-lideri histori tregoi në “Zonë e Lirë” se këtë informacion e ka marrë nga rrethi i ngushtë i Bashës.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse nesër ke përpara emrin e Lul Bashës për President?

Berisha: Ta vendosë që nesër. Unë nuk e kam dëgjuar nga Edi Rama. E kam dëgjuar se e ka thënë vetë Basha që jam kandidat për President. E kam dëgjuar nga rrethi i tij. Kjo fakton ato që i kam thënë shqiptarëve për lidhjet e tij.

Pyetje: A do të riktheheshit nëse Basha nuk do ju përjashtonte?

Berisha: Unë kam pasur insistime të mëdha për t’u rikthyer dhe nuk i kam marrë për bazë. Kam pasur insistime jo vetëm nga brenda por dhe miq të huaj. Por ditën e votimit të Lulzim Bashës për kryetar nga Kuvendi apo…ju kam deklaruar gazetarëve never say never.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT