Bordi i transparencës VENDOS: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet gazi dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja për tregtimin e karburanteve me shumicë dhe pakicë në vendin tonë.
Duke ndjekur trendin e bursës, ku nafta ka pësuar rënie gjatë ditëve të fundit, në vendin tonë nafta tregtohet sot me 226 lekë për litër.
Çmimi i benzinës është ulur, dhe shitet me 208 lekë nga 212 lekë për litër. Ndërsa gazi është ulur me një lekë. Një litër gaz do të jetë 114 nga 115 lekë që u tregtuar dy ditët e fundit.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Transparencës në datë 1 Prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë