Gledis Nano shkon në SPAK pak para seancës së Alqi Bllakos/ Takim me Arben Krajën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se shtetit, Gledis Nano po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.
Takim i Nanos me Krajën vjen vetëm një orë para fillimit të seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, i arrestuar në lidhje me çështjen e Inceneratorëve.
Alqi Bllako, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme për të mësuar masën e sigurisë, në orën 11.