A do ta pranonte një marrëveshje paqeje? Zelensky: Ne nuk shkëmbejmë territore!

Teksa luftimet kanë hyrë në muajin e dytë, Ukraina vijon rezistencën ndaj rusëve, teksa ushtria e Putinit po jep shenja tërheqjeje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenske ka bërë thirrje për rezistencë, ndërsa theksoi se Ukraina nuk do pranojë asnjë rezultat tjetër, përveç fitores.

‘Fitorja e së vërtetës do të thotë fitore për Ukrainën dhe ukrainasit. Pyetja është se kur do të përfundojë. Kjo është një pyetja e thellë. Është një pyetje e dhimbshme. Përveç fitores, populli ukrainas nuk do të pranojë asnjë rezultat’. – tha ai.

I pyetur se çfarë ishin “të gatshëm për të pranuar” për të garantuar një marrëveshje paqeje, presidenti ukrainas u përgjigj: ‘Ne nuk e shkëmbejmë territorin tonë. Çështja e integritetit territorial dhe sovranitetit është jashtë diskutimit’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT