A qëndron vërtetë Ukraina pas sulmit në Rusi? Sinjalet e dyshimta nga Kievi zyrtar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi të konfirmojë ose mohojë nëse Kievi qëndron pas sulmit me helikopter në depon e  karburanteve në qytetin rus të Belgorod, kur u pyet të premten në një intervistë për Fox News.

Por në të njëjtën ditë, një zyrtar i lartë ukrainas sugjeroi se Ukraina nuk ishte përgjegjëse për incidentin, duke shtuar vorbullën e konfuzionit rreth fajit të mundshëm të Kievit.

Në një intervistë për mediat ukrainase, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, iu përgjigj akuzës së Kremlinit se Ukraina ishte fajtori.

“Në realitet, sipas informacioneve tona, nuk është ajo që ka ndodhur në të vërtetë,” tha ai, më pas këmbënguli shpejt se Ukraina nuk po komentonte. Zyrtarë të tjerë ukrainas gjithashtu kanë refuzuar të mbajnë një qëndrim për përfshirjen e mundshme të Kievit.

Ekspertët ushtarakë i thanë’ The Washington Post’ se Kievi ndoshta e kreu sulmin duke përdorur dy helikopterë për të gjuajtur raketa në depon ruse, gjë që shkaktoi një shpërthim masiv dhe zjarre në tanke karburanti. Fatmirësisht, nuk u raportua për viktima.

Nëse konfirmohet, operacioni i Belgorodit do të shënonte sulmin e parë ukrainas në tokën ruse që nga shpërthimi i luftës gjashtë javë më parë. Kremlini e quajti atë “një përshkallëzim” në konflikt, duke zbehur shpresat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Por Danilov u përpoq të përqendronte fajin tek Moska, duke argumentuar se bombardimet ruse vazhdojnë edhe pse negociatorët përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim.

“A i ndihmon negociatat kur ata po vrasin fëmijët tanë, gratë tona, kur kryejnë këto akte të turpshme në territorin tonë?” tha ai të premten.

Përveç kësaj, Rusia ka shënjestruar depot e karburantit ukrainas në sulme të shumta kohët e fundit, duke përfshirë një në qytetin perëndimor të Lviv muajin e kaluar, ndërsa Presidenti Biden po vizitonte Poloninë fqinje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT