Berisha: Yuri Kim të na kërkojë falje, na fye rëndë. Edhe Papandreu po frymëzohet nga unë

Sali Berisha në një intervistë për emisionin ‘Zonë e Lirë’ tha se pjesa gri e demokratëve do të joshen nga një Parti Demokratike me një frymë krejt tjetër.

Nëse është e hapur dera e PD për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, Berisha tha se ajo duhet t’i kërkojë falje demokratëve pasi i ka fyer rëndë.

“PD do jetë parti e votës së lirë, e forumeve, e ligjeve. Do bëjmë çdo gjë për shuarjen e sherreve. U bëj thirrje të shtrijmë dorën e të pajtohemi me demokratët që u ndamë.

Për këtë çështje unë jam shprehur. Dera e PD është e hapur për të gjithë përfaqësuesit e vendeve mike për çdo diplomat.

Zonja Kim duhet t’u kërkojë ndjesë demokratëve për barin që u serviri. Kjo është fyerja më e rëndë që u ka bërë dikush në 30 vite atyre.

Rikthimet nuk janë dëshirë njerëzore. Shikon edhe mikun e Ramës në Greqi. Kur Papandreu me pa mua tha “Kur u rikthye Berisha pse mos rikthehem dhe unë””, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT