“Brenda bunkerit të Zelenskyt”/ Presidenti ukrainas fle vetëm 2 orë natën dhe del çdo 4 ditë (FOTO)

Prej pesë javësh, Ukraina ndodhet nën pushtimin e forcave të presidentit rus, Vladimir Putin. Si pasojë miliona ukrainas janë larguar nga vendi i tyre drejt një shteti tjetër për të qenë të sigurt.

Por nga ana tjetër ka edhe shumë të tjerë që kanë preferuar që të qëndrojnë aty për të mbrojtur vendin e tyre e që t’i japin Ukrainës dhe popullit lirinë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar më herët kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ta ndihmonin që të largohej nga aty. Ai ka vendosur që të qëndrojë pranë popullit të tij dhe forcave ushtarake.

“Daily Mail” shkruan se Zelensky e kalon pjesën më të madhe të ditës në bunker, por nuk qëndron i mbyllur për më shumë se “3 ose 4 ditë”, në mënyrë që të shohë vetë realitetin e situatës së krijuar nga lufta.

“Brenda bunkerit të Zelenskyt”/ Presidenti ukrainas fle

Gjithashtu thuhet se presidenti ka fjetur vetëm “dy orë në ditë” gjatë këtij muaji ku forcat ruse po bombardojnë gjithandej nëpër Ukrainë. Ndërsa familja e tij në fillim u tha se ishte fshehur diku në Ukrainë, për t’i shpëtuar forcave të Vladimir Putin, pasi Zelensky ka frikë se gruaja dhe fëmijët e tij do të jenë objektivat kryesore në listat e vrasjeve.

Javën e kaluar u raportua se Zelensky dha intervistën e tij të parë për mediat ruse, transmetimi i të cilit u ndalua nga rregullatori shtetëror i medias, Roskomnadzor.

Alexander Morozov, shkencëtar politik dhe anëtar i Qendrës Boris Nemtsov për Studime Ruse (Universiteti Charles, Pragë), e quajti intervistën një “ngjarje spektakolare”.

“Brenda bunkerit të Zelenskyt”/ Presidenti ukrainas fle

“Është e qartë se Zelensky për 30 ditë ka fjetur dy orë në natë, por ai vendosi të dilte dhe të fliste në mes të pagjumësisë së rëndë”, tha Morozov në një postim në “Facebook”.

“Zoti i dhëntë forcë. Është e vështirë të përballosh një stres të tillë 30 ditor. Dhe është edhe më e vështirë të qëndrosh i hapur, të mos shkosh në retorikën e zhveshur të urrejtjes. E megjithatë vazhdon të flasë në gjuhën e ‘normës njerëzore’, çiltërsisë, dhimbjes, sinqeritetit”, ka shtuar Morozov.

Për Mariupolin, presidenti ukrainas u tha intervistuesve se ai mendon të flasë për trupat ukrainase që kanë vendosur që të qëndrojnë atje, pavarësisht skenave katastrofike, sipas një transkripti të publikuar nga Meduza.

“Brenda bunkerit të Zelenskyt”/ Presidenti ukrainas fle

“Trupat tona janë brenda në Mariupol. Kjo është pjesë e arsyes që ka kaos në frontin e informacionit. Sepse trupat ruse kanë hyrë kudo që munden. Por ka disa pjesë të qytetit që nuk kanë arritur, sepse djemtë tanë janë atje dhe ata kanë refuzuar që t’u binden thirrjeve të rusëve për t’u larguar”, ka thënë Zelensky.

Presidenti i Ukrainës ka shtuar se përveç kësaj, familjet e këtyre djemve që po mbrojnë Mariupolin kanë kontaktuar me të.

“Kam folur me këta djem. Unë flas me ta, të paktën një herë në dy ditë. Vërtet përpiqem të gjej kohë për ta, është e rëndësishme për mua. Unë u them atyre se kuptoj gjithçka dhe se patjetër do të kthehemi…”, ka shtuar Zelensky.

“Brenda bunkerit të Zelenskyt”/ Presidenti ukrainas fle

Ndërsa në një intervistë për “Economist”, teksa fliste me një gazetar nga bunkeri i tij këtë javë, Volodymyr ka treguar rëndësinë e largimit nga “kështjella” sa më shpesh të mundet.

Ai gjithashtu aludoi një kontrast me Volodymyr Putin, i cili është bunkeruar “për më shumë se dy dekada”.

“Nëse nuk dal as për tre ose katër ditë dhe qëndroj vetëm në zyrën time, nuk do ta di se çfarë po ndodh në botë”, tha Zelensky.

Bunkeri i tij, i bllokuar nga portat metalike, është i rrethuar nga snajperë dhe i pajisur me sisteme të mbrojtjes ajrore, raporton “Economist”.

“Brenda bunkerit të Zelenskyt”/ Presidenti ukrainas fle

Kujtojmë se në fillim të marsit, kur nisi lufta, ai tha i vendosur nga pallati presidencial në Kiev: “Unë jam këtu, nuk fshihem dhe nuk kam frikë nga askush”.

“Ne të gjithë po luftojmë, të gjithë po kontribuojmë në fitoren tonë, e cila me siguri do të ndodh”, është shprehur më herët Zelensky.

Presidenti ukrainas është gjithashtu i palodhur në thirrjen e tij për veprim ndaj komunitetit kombëtar dhe pothuajse çdo ditë drejton dialog me kombe të ndryshme, si dhe përditëson popullin e tij në një fjalim nate. /Gazeta SHQIP/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT