Sa pasuri kanë humbur oligarkët rusë pas sanksioneve të Perëndimit?

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi u kanë kushtuar rëndë oligarkëve rusë.
Deri më tani ndër personat e sanksionuar, janë 8 rusët më të pasur, të cilët kanë humbur mbi 38 miliard dollarë. Roman Abramovich, Vladimir Potanin dhe Alexey Mordashov janë ndër emrat më të famshëm të elitës ruse, të cilët që prej pushtimit të Ukrainës po vuajnë pasojat e vendimeve të Putinit.
Të mërkurën, Gjermania kapi një nga megajahtet më të mëdha në botë që i përkiste oligarkut rus Alisher Usmanov, i cili ka deklaruar mbështetjen e tij për Putinin, sipas Forbes. Një tjetër oligark, Igor Sechin, iu sekuestrua jahti nga Franca të enjten, raportoi CNN .
Që nga e enjtja, ka të paktën pesë superjahte që u përkasin miliarderëve që lundrojnë ose janë ankoruar në Maldive, të cilave u mungon një traktat ekstradimi me SHBA-në.