“Goditën me predha në vendin e takimit”, rusët bombardojnë autokolonat e evakuimit në Luhansk

Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut tha se 2,700 civilë ishin evakuuar nga rajoni të shtunën, por forcat ruse kishin bombarduar njerëzit që evakuoheshin nga qytetet që po përjetojnë luftime të ashpra.

“Është e pamundur të negociosh me ‘Orkët’”, tha Serhiy Haidai.

“Rusët po godasin qëllimisht gjatë evakuimeve. Pati predha pranë vendeve të takimit. Për fat të mirë, të gjithë janë gjallë”, shtoi ai.

Një numër zyrtarësh ukrainas u janë referuar forcave ruse si  “ork” (ushtria e keqe, monstruoze).

Haidai shtoi se disa ton ndihma humanitare u dërguan për ata që mbetën pas dhe oficerët e policisë kishin filluar tashmë ta transportonin atë në strehimoret e bombave.

“Më lejoni t’ju kujtoj se evakuimi vazhdon. Autobusët ju presin çdo mëngjes”, tha Haidai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT