Arrestimet e SPAK, Balla: As kundërshtarëve nuk ia uroj të jenë në pranga!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka komentuar arrestimet e SPAK për aferën e inceneratorëve, ku në pranga ra edhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Ai tha në “Kjo Javë” se në aspektin njerëzor nuk ia uron as kundërshtarëve të tij politik, teksa shtoi se ka ikur koha kur ekzekutivi nuk zbatonte urdhrat e prokurorisë dhe gjykatës.

“Natyrshëm kur pyetesh çfarë ndjesie keni. Ndjesia e parë është ajo humane dhe njerëzore. Unë nuk ja uroj askujt as kundërshtarëve që të jenë në pranga. Kjo është pjesa e parë në aspektin njerëzor dhe mbyllet këtu, pastaj është pjesa tjetër që për mua është e rëndësishme.

Koha kur urdhrat e prokurorisë nuk respektoheshin, madje Prokurorja e Përgjithshme etiketohej me fjalët më të ndyra të një burri, i referohem fjalëve të Sali Berishës si kryeministër që i drejtohej Prokurores së Përgjithshme, ajo kohë ka marrrë fund“, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT