“Rrezik serioz për aktivitetin në Detin e Zi!”, Reagon pas shpërthimeve në Portin e Odesas Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë është shprehur se shpërthimet e regjistruara ditën e sotme në portin e Odesas, në Detin e Zi, përbëjnë një rrezik serioz për aktivitetin detar.
Teksa ka bërë përditësimet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ukrainase shkruan se edhe pse shkaku i shpërthimeve mbetet i paqartë, prania e tyre është për shkak të aktivitetit detar rus në zonë dhe tregon se si pushtimi rus i Ukrainës po prek interesat neutrale dhe civile.
Forcat detare ruse po mbajnë bllokadën e tyre të bregdetit ukrainas në Detin e Zi dhe Detin Azov duke penguar Ukrainën të furnizohet nga deti, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Rusia ende ruan aftësinë për të tentuar një ulje amfibe por një operacion i tillë ka të ngjarë të jetë gjithnjë e më i rrezikshëm për shkak të kohës që forcat ukrainase u është dashur që të përgatiten”, shtoi ai.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 3 April 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/YYuVQArcF3
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/1Katetgz7q
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) April 3, 2022