Florian Marku ndan videon e fitores spektakolare: Falë Zotit puna është shpërblyer (VIDEO)

Pas ndeshjes së një ditë më parë, ku në raundin e katërt fitoi duke nxjerrë knock out kundërshtarin, boksieri shqiptar Florian Marku ka një reagim në rrjetet sociale.

“Falë Zotit e gjithë puna është shpërblyer. Faleminderit skuadrës sime dhe kujtdo që më ka mbështetur. Shihemi së shpejti”, shkruan ai në tuiter. Njëkohësisht në video, Marku ndan me ndjekësit momentet e fundit të ndeshjes.

Boksieri mbrojti kështu titullin IBF International në peshat e lehta, përballë Chris Jenkins.

“Unë jam ende duke mësuar, mos harroni se kam vetëm tre vjet në lojën e boksit. Chris fitoi titullin britanik dhe shumë njerëz e shmangin. Por dëgjoni, më sillni Amir Khan herën tjetër, unë do ta thyej atë”, u shpreh Marku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT