Po i dënon e gjithë bota, por Rusia i mohon sulmet në Ukrainë: Imazhet në Bucha janë një tjetër provokim

Ministria ruse e Mbrojtjes i ka mohuar masakrat e kryera në Bucha dhe i ka cilësuar imazhet e publikuara të civilëve të vrarë në rrugë si një tjetër provokim.

Rusia thotë se forcat e saj të armatosura gjatë kohës që kishin në kontroll qytetin nuk kanë ushtruar dhunë ndaj asnjë vendasi.

“Të gjitha fotografitë dhe materialet video të publikuara nga regjimi i Kievit, janë një provokim tjetër. Gjatë kohës që Bucha ishte nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, asnjë vendas nuk iu nënshtrua veprimeve të dhunshme”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT