“Unë nuk kam refuzuar asgjë…”/ Basha për Berishën: PD të çlirohet nga ai që e sheh partinë si pronë private

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur pasditen e sotme nga Shkodra lidhur me vendimin e gjykatës për regjistrimin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Basha u shpreh se vendimi i Gjykatës tregon korrupsionin në drejtësi, teksa është treguar i bindur që e vërteta do të dal.

Nga ana tjetër i pyetur nëse do të marrë pjesë në mbledhjet e tjera, Basha tha se grupi duhet të çlirohet nga ai që e sheh partinë si pronë private.

“Vendimi i gjykatës i paligjshëm dhe kjo do të faktohet. Unë nuk kam refuzuar asgjë që i shërben demokrateve, refuzoj propagandën dhe makinacionet e vjetra politike që i shërbejnë një personi. Mund të kem bërë gabime gjatë drejtimit të PD por nuk kam bërë faj në asnjë moment.

Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private. PD është në një krizë për shkak të propogandës që po bëhet.

E ardhmja ime është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari, të qëndrojmë fort për vlerat e parimet. Shqiptarët jetojnë në skllavëri moderne dhe mposhtja e sistemit është qëllimi kryesor”, tha Basha/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT