“Vrasës, grabitës, kasapë! Nëna të ushtarëve rusë, shikoni çfarë keni rritur”, Zelenski poston fotot makabre nga Bucha

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur në Bucha, ku rusët kanë vrarë me qindra civilë të pafajshëm.
Trupat e pajetë të shtrirë rrugëve bënë xhiron e botës, ndërsa Zelensky e quajti gjenocid.
Madje, në një postim në Telegram, presidenti i Ukrainës ka shkruar:

Ai fajësoi Perëndimin, i cili nuk e pranoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO në 2018.
Zelensky foli më herët për gjenocid në Ukrainë. “Është me të vërtetë një gjenocid. Shfarosja e të gjithë kombit dhe popullit,” tha Zelensky.
“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së Federatës Ruse. Për këtë arsye po na shkatërrojnë”, shtoi ai.