A do të kandidojë për president? Reagon për herë të parë Lulzim Basha

Ditën e sotme Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e qytetit të Shkodrës. Gjatë një prononcimi për mediat, pas përfundimit të takimit, Basha është pyetur rreth deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ai do të jetë kandidati i kryeministrit Edi Rama për president.
Basha tha se refuzon gënjeshtrat, duke shtuar se Partia Demokratike nuk bën përpara me “non grata”
“Prej kohësh debati është zhvendosur ku i intereson një grupi njerëzish. Një grusht njerëzish mban peng politikën, mposhtja e këtij sistemi kërkon të kuptojmë ne sa kemi qenë në lartësinë e detyrës. Bashkimi bëhet rreth vlerave ndërkohë që sot në PD mblidhen rreth antivlerave. Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër. PD nuk bën përpara me non grata.
E vërteta e dhimbshme është kjo që PD është në krizë. Një person i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë i ka shpallur luftë cdokujt që mendon ndryshe. Mos bini pre e trukeve, non gratat shpallin nga një gënjeshtër, e vërteta është kjo që ekonomia është në krizë. Këto janë gënjeshtra që janë në krah të regjimit”, tha Basha.