PAMJE TË RËNDA/ Berisha publikon videon nga Ukraina: Kasaphanë njerëzore, genocid nga barbarët e Putinit!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për masakrën e rusëve në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka deklaruar se vrasjet në Bucha të Ukrainës, janë kasaphanë njerëzore.
Krah pamjeve të rënda ku shihen të shtrirë në rrugë njerëz të vrarë, Berisha shkruan se ky horror është bërë nga barbarët e Presidentit Vladimir Putin.
“Kasaphanë njerëzore, genocid nga barbarët e Putinit në Bucha! Denoj me ashpersine me te madhe kete horror te paparë! Lavdi Ukrainës! Sb”, shkruan Berisha.