A u vonohet rroga edhe deputetëve? Shehi: Shumica as që e presin, nuk e kanë problem

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në “Why Not” ka folur për punën si deputet. Shehi tha se këtë profesion e bën me dëshirë të madhe dhe se nuk është lodhur dhe pse ka 32 vite në politikë.
I pyetur nga moderatorja nëse ua vonojnë rrogën deputetëve, Shehi tha se disa nuk e kuptojnë nëse vonohet apo jo, pasi nuk kanë nevojë.
“Shumica prej tyre, as që e presin ditën e rrogës dhe nuk e kanë problem diçka të tillë. Ndodh që të futet rroga me datën 7 dhe ata e marrin me 17, pasi nuk kanë nevojë”, ka thënë ai.