Një hap larg Kuvendit/ Majko gati të zëvendësojë Bllakon, depoziton formularin e vetëdeklarimit në KQZ

Pandeli Majko do të zëvendësojë ish-deputetin Alqi Bllako në Kuvend, pas dorëheqjes dhe arrestimit të këtoj të fundit.

Mësohet se Majko ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke pranuar kështu mandatin e Bllakos.

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, Majko nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, pasi mori 8790 vota, ndërkohë që i duheshin 12602 vota për të thyer herësin. Me largimin e Bllakos, Majko ishte i pari në listën e Partisë Socialiste për ta zëvendësuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT