Koka mbetet në burg/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e ish-ministrit për lehtësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për rekurs.

Koka kërkoi pak javë më parë ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”, në lidhje me aferën e Inceneratorëve, por Gjykata ka lënë në fuqi masën e vendosur më parë. Që prej arrestimit, Koka po qëndron në ambientet e paraburgimit, në burgun 313 në kryeqytet.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen inceneratorit në Elbasan. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT