“Përgjegjës për vdekjen e mbi 400 civilëve”/ Ky është komandanti rus që urdhëroi masakrën në Bucha (Foto)

Qindra viktima civile u gjetën në rrugët e qytetit Bucha, në dalje të Kievit në Ukrainë.
Viktimat humbën jetën pas disa sulmeve të njëpasnjëshme nga rusët, ndërsa mediat e huaja kanë publikuar mëngjesin e sotëm disa informacione për identitetin e komandantit të supozuar të trupave ruse në Bucha.
Komandanti akuzohet për masakrën njerëzore në qytetin e sapoçliruar. Sipas La Republica, njësia ushtarake 51460, brigada e 64-të e motorizuar e artilerisë e përfshirë në vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas, komandohej nga nënkoloneli Omurbekov Asanbekovich.
Deri më tani raportohet se të paktën 410 persona janë gjetur të ekzekutuar nëpër rrugët e Buchas në Ukrainës.