Takim me socialistët për emrin e Presidentit të ri? Alibeaj sqaron deputetët demokratë me anë të një mesazhi

Ditën e sotme në media u publikua lajmi se delegacioni i Partisë Socialiste, i përbërë nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, ishte takuar në Kryesinë e Kiuvendit me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar në lidhje me emrin e Presidentit të ri.
Por në një mesazh drejtuar deputetëve demokratë, Alibeaj ka sqaruar se një takim i tillë nuk ka ndodhur, pasi çështja e Presidentit të ri do të diskutohet fillimisht në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Sipas tij, ëkto lajme kanë qenë të stisura.
“Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinar, as në titull personal, as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje. Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim”, shkruan Alibeaj.