Zelensky viziton qytetin e masakruar nga ushtarët rusë: Kur sheh se çfarë kanë bërë këtu, vështirë të negociosh me ta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar sot qytetin e shkatërruar, Bucha, pas videove që tregonin imazhet e trupave të civilëve të vrarë nëpër rrugë.

Ai tha se ishte “shumë e vështirë” për Ukrainën të negocionte me Rusinë pas mizorive të kryera nga forcat ruse në Bucha. Zelensky tha se mizoritë e kryera në qytet karakterizojnë “natyrën e ushtrisë ruse” , duke shtuar se ata “i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët”.

“Është shumë e vështirë të negociosh kur sheh se çfarë kanë bërë këtu”, theksoi presidenti teksa qëndronte në qytet, i rrethuar nga siguria.

Ai paralajmëroi se sa më gjatë të vonojë Federata Ruse bisedimet me Ukrainën, aq më keq bëhet situata aty.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT