Qeveria gjermane me “dorë të hekurt”, shpall ‘non grata’ 40 diplomatë rusë

Qeveria gjermane ka vendosur të shpallë 40 diplomatë me statusin “non Grata”.
Bëhet me dije se lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, teksa kjo është një përgjigje për luftimet e ashpëra që po zhvillohen në Ukrainë.
“Këta janë njerëz që kanë punuar çdo ditë këtu në Gjermani, kundër lirisë sonë dhe kundër kohezionit të shoqërisë sonë, ne nuk do ta tolerojmë më këtë. Vendimi i marrë për kundrejt diplomatëve iu komunikua Ambasadorit rus Sergei Nethayev pasditen e kësaj të hëne.”- ka thënë Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
Kujtojmë se tashmë kemi hyrë në muajin e dytë të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa asnjë prej palëve nuk është tërhequr./ Gazeta Shqip