Biden e quajti Putinin ‘kriminel lufte’, nuk vonon përgjigjja e Lavrov: Perëndimi ka probleme me ndërgjegjen e vet

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Perëndimi ka probleme me ndërgjegjen e vet.

Kjo përgjigje e tij vjen pak kohe pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden i cili ka akuzuar Vladimir Putinin për krime lufte për masakrat në qytetin e Buchas në Ukrainë.

“Refuzimi i Perëndimit për të biseduar me Rusinë nuk do të prodhojë asgjë të mirë dhe nuk do të na çojë askund” tha Lavrov, duke shtuar se “Rusia është e hapur për një komunikim të ndershëm me vendet perëndimore.”

Kujtojmë se Rusia do të mbajë një konferencë për mediat në Këshillin e Sigurimit për të trajtuar akuzat rreth rolit të saj në situatën në Bucha.

Lufta Rusi- Ukrainë ka hyrënë muajin e saj të dytë, teksa deri më tani asnjë prej palëve nuk është dorëzuar./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT