Bordi vendos sot për çmimet bazë/ Ibrahimaj: Po mbahen nën kontroll 4 produkte ushqimore

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për shtyp ditën e sotme ka bërë të ditur se Bordi i Ushqimeve po mban nën kontroll çmimin e 4 ushqimeve kryesore të shportës.

Ibrahimaj gjatë fjalës së saj është shprehur se Bordi i Ushqimeve po kontrollon çmimet e vajit, miellit, orizit, sheqer, ushqime këto që bëjnë pjesë në shportën bazë ushqimore për një familje gjatë konsumit të përditshëm.

“Ne kemi ngritur bordin e monitorimit të transparencës, ndryshe nga Bordi i Karburanteve, Bordi i Ushqimeve ka një tjetër specifikë, se ka një tjetër kategori ushqimesh, kjo ka bërë që gjatë blerjeve të para kemi hasur vështirësi, do të mbajmë në montorim çmimet për miellin, vajin e lulediellit.

Kompanitë duhet të aplikojnë disa marzhe, sot do të dalin edhe çmime reference për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin”,-tha ministrja Ibrahimaj.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme pritet të mblidhet Bordi i Ushqimeve për të vendosur një çmim standard për ushqimet e shportës./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT