Kambanë alarmi, gjendet një tjetër pelikani kaçurrel i ngordhur në ‘’Lagunën e Nartës’’
Një pelikan kaçurrel është gjetur i ngordhur ne Lagunën e Nartës në Vlorë.
Nuk dihet ende nëse ai është qëlluar me armë gjahu apo ka rënë në kontakt me telat e korrentit, dhe ka ngordhur.
Ky është i dyti brenda pak kohësh që është gjendur i ngordhur nga banorët e zonës.
Shpendi i rrallë i cili është gjetur nga kalimtaret në të njëjtin vend ku u gjend i ngordhur dhe pelikani tjetër i të njëjtit lloj.
Pelikani kaçurrel dhe autokton në Shqipëri, konsiderohet gjithashtu edhe si një nga më të rrallët në të gjithë Mesdheun që preferon të rritet Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe atë të Nartës në Vlorë.