Manjani sulmon ambasadoren: Kujt i plasi për SHBA, Yuri Kim gjithmonë në krah të dështakëve

Ish ministri i LSI Ylli Manjani ka sulmuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Ish ministri i Drejtësisë thotë se Kim gjendet gjithmonë në krah të dështakëve.
Komenti erdhi fill pasi ambasadorja njohu Enkeleid Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
A mund të mos i japim asnjë sekondë kohë selfieve të Yuri Kim?!
Akoma nuk u bindët se zonja gjendet gjithmonë në krah të dështakëve?!
Duhen ende prova?!
Po të dalë ore me kë të dojë në resme. Kujt i plasi!?
A mos na ulen çmimet po të merremi me të?!
Apo na përmirësohet cilësia e demokracisë!?
Apo do afrohemi me BE me të cilën Amerika e nuk ka lidhje!! …/m.j