E pazakontë/ Të sapolindurve në Ukrainë u vendoset emri i raketave britanike

Lufta e Putin ka zënë rrënjë tashmë prej gati 1 muaj e gjysmë në Ukrainë dhe vendi po përballet çdo ditë me bombardime të njëpasnjëshme.

Për të përballuar luftën kundër pushtuesit rus, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje kundrejt vendeve perëndimore që t’i vijnë në ndihmë me armatime.

Një nga vendet që i është përgjigjur thirrjes së Zelensky-t ka qenë Britania, me Boris Johnson që ka dënuar shpesh sulmet ruse.

Dhe ndoshta në shenjë falenderimi prindërit i kanë vendosur emra të pazakontë fëmijëve të tyre. Dy prej tyre do të mbartin emrin e raketave britanike tokë-ajër që po shkaktojnë shumë dëme ndaj autokolonave ruse.

Fëmijët janë quajtur Yan Javelin dhe një vajzë me emrin Javelina. Emrat e pazakontë u regjistruan në Vinnytsia Oblast, sipas ish-zonjës së parë të Ukrainës, Kateryna Yushchenko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT