“Kemi vrarë 18 500 ushtarë rusë”/ Ukraina bën bilancin e luftës: Ja sa tanke dhe helikopterë janë shkatërruar

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka deklaruar se janë varë rreth 18,500 anëtarë të forcave ruse në luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” zyrtarët ukrainas shtojnë gjithashtu se në luftë Rusia ka humbur 676 tanke, 1,858 automjete të blinduara, 150 avionë luftarakë dhe 134 helikopterë.
Ndërkohë që nga ana tjetër, ministria ruse e mbrojtjes nuk i ka përditësuar shifrat e publikuara që nga 25 marsi, kur tha se gjithsej 1,351 ushtarakë rusë ishin vrarë në Ukrainë dhe 3,825 ishin plagosur./ Gazeta Shqip