Shefi hero u fut mes zjarrit dhe shpëtoi fëmijën 10-vjeçar, bashkëshortja e komisarit merr në dorë “frerët” e Prokurorisë së Sarandës
Silvana Belishta ka marrë në dorë “frerët” e Prokurorisë së Sarandës. Lajmi u bë me dije nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në faqen zyrtare ndërsa mësohet se Silvana Belishta do të drejtojë këtë institucion për një periudhë 3 mujore.
Silvana Selisha është bashkëshortja e Agim Trocit, Shefit të Komisariatit të Policisë Delvinë, heroi i cili gjatë zjarreve në korrik të këtij viti shpëtoi një fëmijë 10-vjeçar dhe disa të moshuar në Senicë.
Agim Troci nuk ngurroi të futej mesa flakëve për të shpëtuar jetë njerëzish. Ai e kishte të qartë që po rrezikonte jetën por nuk ngurroi. Pësoi djegie dhe u dërgua me urgjencë në spital. Në fund, ai ia doli.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, menjëherë i shkoi për vizitë në spital komisarit të guximshëm ndërsa për trimërinë e tij reagoi edhe Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit edhe e dekoroi për aktin heroik me Medaljen e Mirënjohjes Publike dhe Vlerësimit Profesional.