“Kristjan, mos luaj me dy porta”, u përplas me Ramën gjatë fushatës, GJKKO kalon për gjykim dosjen për kryebashkiakun e PS të Vaut të Dejës

Këtë të premte GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur për korrupsion zgjedhor.
Disa ditë para zgjedhje parlamentare të 11 majit zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK.
Shkreli nga Prokuroria e Posaçme akuzohet se nëpërmjet premtimeve për investime publike ka kërkuar vota për PSD-në.
Kujtojmë që gjatë një takimi elektoral në Vaun e Dejës, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Shkrelin. Ai u drejtua kryebashkiakut të Vaut të Dejës me fjalët “Kristjan, mos luaj me dy porta”.
Tashmë Shkreli do të përballet me drejtësinë.